Ferizaj në krizë të rëndë!

Sporti

Ferizaj në krizë të rëndë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2014 Në ora: 19:49

Krizë financiare kanë shumica e klubeve në elitë, por tash për tash më së keqi punët i ka KF Ferizaj. Ata janë në situatë shumë të rëndë por në pritje të përmirësimit të kushteve. Futbollistët me përvojë pothuajse që të gjithë kanë ikur, kanë mbetur vetëm Dardan Çerkini e Betim Haxhimusa dhe lojtarë të tjerë papërvojë e të ri. Mbrojtësi ferizajas, Dardan Çerkini, tha se është një situatë aspak e mirë dhe me kushte të pavolitshme. “Kushtet njëherë në KF Ferizaj janë të zbehta dhe të shohim në ditët në vijim se a do të ketë përmirësime apo jo”, tha Çerkini. Futbollistët stërvitin nën urdhrat e trajnerit Naim Sojeva. “Stërvitjet i kemi filluar dhe po shkojnë mirë. Sa i përket kushteve nuk janë të mira, sepse ende nuk ka edhe kryesi të klubit”, tha futbollisti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat