Griezmann: Atletico do të luftojë për të gjitha trofetë

Sporti

Griezmann: Atletico do të luftojë për të gjitha trofetë

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2014 Në ora: 19:46

Atletico Madridi shtrëngohet në të gjitha aspektet dhe synon të jetë sikur në vitin e kaluar që luftojë në të gjitha garat për trofe. Kampioni i ri spanjoll shpreson se do të vazhdojnë me ritmin e lojërave si në edicionin e kaluar kur ishin edhe finalist i Champions Leeague dhe patën humbur pas vazhdimeve me rezultat 4:1 nga Real Madridi. Përforcimi i ri i kësaj skuadre, Antoine Griezman, është i ngazëllyer që iu bashkua kampionit dhe shpreson se do të janë edhe më të fortë se në kampionatin e kaluar. Ai ka zbuluar arsyen pse u transferua tek Atletico dhe ka synime që të luftojë për të gjitha trofetë. “Jam një lojtar ambicioz dhe ekipi do të luftojë për të fituar çdo garë që është i përfshirë”, shpreh optimizmin ai. Futbollisti kujton disa fjalë edhe te trajnerit Diego Simeone, që janë edhe motivuese. “Por, siç thotë trajneri, ne do ta marrim me qetësi lojë pas loje, dhe kjo do të thotë një punë shumë e vështirë dhe përpjekje e tillë. E kisha të nevojshme për të marrë një hap në karrierën time, për të mësuar gjëra të reja dhe e dija se vendi për të bërë këtë është këtu në Atletico”, tha Griezmann. Anësori zotohet se do të jap maksimumin për të realizuar objektivat, në radhë të parë të mbrojnë titullin e kampionit në Spanjë, pastaj të paraqiten sa më mirë në Champions League dhe të luftojnë edhe për Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. “Unë shpresoj që të mësojë shumë nga ekipi teknik dhe gjithashtu nga bashkëlojtarët e mi'', tha Griezmann, i cili së fundi ka luajtur me ekipin e Sociedadit. Në anën tjetër, Atletico Madrid ka përforcuar ekipin me mbrojtësin argjentinas, Cristian Ansaldi. Klubi nga Vicent Calderon ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me klubin Zenit St Petersburg për huazimin e 27 vjeçarit. Ansaldi tashmë ka kryer vizitat mjekësore te klubi i ri, derisa pritet t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones në stërvitje. Në përgjithësi ekipi i Atleticos synon të jetë sa më i fortë në të gjitha repartet dhe të luftojë për trofe. Ata e dinë se do të jetë një betejë e vështirë, duke pasur parasysh se rivalë, për titull kanë Real Madridin dhe Barcelonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat