Casillas titullar te Reali!

Sporti

Casillas titullar te Reali!

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:55

Portieri më përvojë Iker Casillas me gjasë do të jetë sërish titullar në portën e Real Madridit. Për portierin është shkruar disa herë se e ka të pasigurt pozitën e titullarit, për shkak të formës së tij jo stabile, por sipas shkrimit të fundit të gazetës spanjolle “Marca, trajneri Carlo Ancelotti e ka vendosur se kush do të jetë portieri titullar për edicionin e r ardhshëm. Vendin e titullarit do ta zërë Iker Casillas. Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, kapiteni i madrilenëve do të rifitojë vendin e titullarit që e kishte humbur që në kohën kur skuadrën e stërviste Jose Mourinho. Pritet që Diego Lopez të largohet për t’i lënë vendin portierit Keylor Navas, i cili do të qëndrojë në bankë të paktën në ndeshjet e para të sezonit, kështu raporton “Marca. Sipas kësaj, Casillas do të jetë titullar në ndeshjen e parë zyrtare që Reali do të luajë ndaj Sevillës për Superkupën e Evropës pikërisht me 12 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat