El Shaarawy: Ta rikthejmë Milanin në Champions

Sporti

El Shaarawy: Ta rikthejmë Milanin në Champions

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:30


Futbollisti i Milanit, Stephan El Shaarawy, tha se është koha që të mendojnë rikthimin në Champions League! Për futbollistin prej kohësh është folur se mund të largohet nga rossonerët, por ai ka thënë se ardhmja e tij është vetëm te Milani. Cilat janë objektivat e kuqezinjve dhe a ndihet nën presion El Shaarawy? “Jo, përkundrazi, presioni i vazhdueshëm më stimulon për t’u përgjigjur sa më mirë në fushë. Dua të jem sa më i rëndësishëm për ta rikthyer Milanin në Champions League, ndërsa për vete synoj rikthimin në kombëtare. Lëndimi është një kapitull i të shkuarës për mua. Të jem një protagonist në fushë”, tha El Shaarawy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat