Plaga e Kupës së Botës, i shkakton ende dhimbje

Sporti

Plaga e Kupës së Botës, i shkakton ende dhimbje

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:18

Me statusin e favorites, Spanja u nis në qershor drejt tokës së sambas si kampione në fuqi e botës dhe e Evropës, por u rikthye shumë shpejt në shtëpi, kokulur dhe e turpëruar. Spanja duhet ta lërë pas turpin e Botërorit për të shikuar përpara tek një e ardhme e ndritur. Është ky apeli i radhës që lëshon përzgjedhësi spanjoll Vicente del Bosque, teksa shfaqet sërish në skenë pas eliminimit zhgënjyes në Brazil. Pavarësisht kësaj paraqitjeje për t’u harruar, federata preferoi që rrugën e kombëtares ta çajë me Del Bosque në bankë, i cili tashmë shikon plot optimizëm drejt horizontit. “Plaga e Kupës së Botës më shkakton ende dhimbje, por ne duhet të ecim përpara dhe të luftojmë për një të ardhme të ndritur. Federata nuk kishte kurrë dyshime rreth rinovimit tim. E kuptoj reagimin e tifozëve sepse kur humbet, zakonisht ata vihen kundër ekipit dhe trajnerit”. Mes kritikave ndaj Del Bosques, pati disa zëra se duhet të kishte grumbulluar fytyra të reja në kombëtare, në vend të veteranëve si Xavi apo Iker Casillas. Gjithsesi trajneri këmbëngul se nuk do të kishte ndryshuar asgjë, edhe sikur të kthehej prapa në kohë. “Nuk do të bëja asnjë ndryshim në listën me 23 lojtarët që zgjodha. Dështuam, por ne bëmë më të mirën. Të gjithë lojtarët që grumbullova janë të mëdhenj, janë heronj që kanë dhënë gjithçka nga potenciali i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat