Rikthehet gara e Kërcimeve në ujë

Sporti

Rikthehet gara e Kërcimeve në ujë

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2014 Në ora: 14:58

Gara e Kërcimeve në ujë pa dyshim se është prej aktiviteteve më interesante të vitit që organizohet të Ura e Fshenjtë. Këtë vit do të mbahet kjo garë shumë e rëndësishme dhe që zgjon kërshërinë e dashamirëve të këtij sporti. Ky aktivitet do të zhvillohet me 10 gusht, në orën 11.00. Drejtuesit e Këshillit Organizativ të Kërcimeve nga Ura e Fshejtë, thonë se të gjitha detajet tjera sa i përket këtij aktiviteti do të bëhen të ditura në ditën e nesërme në konferencë me gazetarë. “Në konferencë do të shpalosen detaje nga përgatitjet finale që po bëhen për organizimin e këtij aktiviteti tradicional, i cili rikthehet pas tre viteve”, thonë organizatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat