Moya: Courtois është spektakolar

Sporti

Moya: Courtois është spektakolar

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 11:23

Portieri i ri i Atletico Madridit, Miguel Moya, e ka më së të qartë se e pret një konkurrencë shumë e fortë në edicionin e ri. Ai është i vetëdijshëm se do ta ketë një mision shumë të vështirë për të zëvendësuar portierin Thibaut Courtois. Një portier i shkëlqyeshëm dhe që ka merita që Atletico është kampion në Spanjë dhe që ishte finaliste në Champions League. “Courtois është një portier fenomenal. Është e mrekullueshme për të parë se si ai është pjekur në një moshë kaq të re. Për momentin, ai është portieri më i mirë në Evropë, pa dyshim. Ai është spektakolar, por edhe i pjekur. Ai është një lider, një organizator dhe është vendimtar në mbrojtjet e tija. Nëse Atletico do ta kishte fituar Champions League, ai do të kishte merituar t’i ndërtohej një statujë”, tha Moya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat