Cilat klube u përforcuan?

Sporti

Cilat klube u përforcuan?

Nga: K.Goca Më: 1 gusht 2014 Në ora: 11:12


Përfundoi afati kalimtar në hendboll në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, por kurrë më i varfër se këtë herë. Pak klube janë përforcuar dhe nuk kanë pasur ndonjë lëvizje spektakolare. Te meshkujt, Samadrexha paksa më e përforcuar se të tjerët. Tre hendbollistë të Kosovës nga Vushtrria, Egzon Ademi, Alban Bunjaku e Arben Karaça i bashkohen Samadrexhës dhe Albi Gjuka nga KH Besa Famiglia transferohet te Prishtina. Edhe te femrat, Samadrexha është përfituesja më e madhe. Kjo skuadër ia rrëmbeu gjashtë lojtare Kosovës së Vushtrrisë. Është fjala për Sugerta Selaci, Fatmire Basholli, Egzontina Ahmeti, Kaltrina Selaci, Albulena Salihu dhe Kadrije Spanca. Edhe Vëllaznimi i Gjakovës dobësohet pa katër lojtare të cilat kaluan në klubin tjetër të qytetit, Shqiponja. Elma Kameri, Arvanita Haxhija, Arlinda Krasniqi dhe Elma Kameri janë pjesë e Shqiponjës. Shtatë hendbollistë e hendbolliste janë me status të lirë. Deniz Terziqi (KH Trepça), Jeton Bislimi (Kastrioti), Vlerëson Zherka (Kastrioti), Lindrit Fetahu (Kosova), Diana Rrahmani (KHF Trepça), Shpresa Fazliu (Kastrioti), Kaltrina Beka (Kastrioti) dhe Edona Rogova (Kosova). Në përgjithësi janë kalimet të pakta dhe shihet se klubet janë në një krizë të thellë.
K.Goca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat