Shaqiri luajti për Bayernin, fituan ndaj ekipit meksikan

Sporti

Shaqiri luajti për Bayernin, fituan ndaj ekipit meksikan

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2014 Në ora: 10:42

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me ekipin e Bayernit nga Munihu, realizuan fitore në miqësore me rezultat 1:0 kundër ekipit meksikan, CD Guadalajara. Trajneri Pep Guardiola testojë formën futbollistëve të tij se sa janë të gatshëm për edicionin e ri në Bundesligë dhe për ndeshjen e Superkupës gjermane, e cila zhvillohet me 13 gusht. Kryetrimi nga Kosova, Shaqiri, është aktivizuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 57-të në vend të Claudio Pizarros. Mesfushori shqiptar bëri paraqitje të mirë. Ndeshja është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatësisht në stadiumin e New Jersey, ku ishin të pranishëm 25,073 shikues. Pizarro ishte kreator i fitores. Ribery për bukuri nga rivënia e këndit ka harkuar, ndërsa Pizarro në një pozitë mjaft të vështirë me kokë ka gjuajtur shkëlqyeshëm, duke shënuar golin e fitores pikërisht në minutën e 10-të. Pjesë e ekipit ka qenë edhe shqiptari tjetër, Ylli Sallahi, por nuk është aktivizuar asnjë minutë për Bayernin. Pas ndeshjes Guardiola u shpreh i kënaqur me lojën që treguan djelmoshat e tij.

CD Guadalajara -Bayern 0:1 (0:1)
Stadiumi në New Jersey.
Shikues: 25,073.
Shënues: Pizarro (10’).
Kartonat e verdhë:Pereira, Sanchez, Solis- Martinez.
CD Guadalajara: A. Rodriguez (Michel 71’), Pereira (Vidrio 46’), Salcido, Araujo, Sanchez, Arce (Toledo 71’), Castro (Enriquez 62’), G. Rodriguez (Solis 62’), Bravo (Napoles 71’), De Nigris (Fierro 62’) dhe Reyna.
Bayern: Starke, Rafinha, Martinez, Alaba, Hojbjerg, Gaudino, Rode (Badstuber 53’), Berna, Pizarro (Shaqiri 57’), Lewandowski (Scholl 83’), Ribery (Contento 83’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat