Real Madrid largon Lopezin

Sporti

Real Madrid largon Lopezin

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 09:21

Real Madrid ka vendosur që ta largoj Diego Lopezin. Vendin e këtij të fundit pritet ta zërë reprezentuesi i Kosta Rikës, Keylor Navas.

E ardhmja e Diego Lopezit është larg Real Madridit. Sipas gazetës sportive madrilene Marca, kampioni i Evropës ka vendosur ta largoj portierin shtatlartë. Këtë vendim madrilenët e kanë marrë për t’i bërë vend portierit të Levantes dhe Kosta Rikës, Keylor Navas.

Marca raporton se gjatë këtyre ditëve pritet të gjendet një gjuhë e përbashkët me Lopezin, i cili ka edhe dy vite kontratë me Realin. Raportohet se Lopez ka oferta nga Monaco dhe Napoli.

Kurse, Real Madridi pritet ta ketë në portë Iker Casillasin për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillas që zhvillohet me 12 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat