Evra: Jam i lumtur që erdha te Juventusi

Sporti

Evra: Jam i lumtur që erdha te Juventusi

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 23:19

Ndoshta të paktë janë ata që e dinë, por Patrice Evra përforcimi me i freskët i Juventusit e ka nisur pikërisht në Itali karrierën e tij të vërtetë mes profesionistëve.

Ndoshta të paktë janë ata që e dinë, por Patrice Evra përforcimi me i freskët i Juventusit e ka nisur pikërisht në Itali karrierën e tij të vërtetë mes profesionistëve. Padyshim që nuk e ka harruar këtë vetë 33-vjeçari francez, që e përmendi në debutimin e tij të dytë në futbollin italian gjatë prezantimit te Juventusi, ku tregoi se nuk e kishte harruar gjuhën italiane pavarësisht se kanë kaluar plot 16 vjet nga aventura e tij e parë përtej Adriatikut.

“Falënderoj Italinë, pasi më hapi dyer e botës profesioniste të futbollit. Marsala më priti kur isha 17 vjeç dhe më bëri të ndihem si në shtëpinë time. Te Monza nuk luajta shumë, por aty njoha agjentët e mi që janë edhe tani si vëllezër për mua. Ishin ata që më çuan te Nisë dhe në etapat e tjera të karrierës, deri te Juventus”.

Nga e kaluara Evra fokusohet te e tashmja, duke shpjeguar diçka dhe nga divorci me Manchester United ku luajti që nga viti 2006 e deri në sezonin e kaluar.

“Doja të largohesha nga Manchesteri për arsye personale, ua kisha thënë agjentëve të mi 4 muaj para fundit të Premier League dhe kur më thanë për interesimin e Juves unë vendosa menjëherë. Manchesteri më kishte propozuar dhe shiritin e kapitenit dhe nuk donte që të më linte të largohesha, për Juven nuk ishte e lehtë por jam shumë i kënaqur që jam këtu në një klub të madh me shumë histori”.

Për sa i përket objektivave Patrice Evra tregon se nuk është nga ata që fluturojnë pavarësisht se kjo nuk i çënon aspak ambiciet e tij maksimale të brumosura mes shumë trofeve me Manchester United.

“Tani nuk themi që do të fitojmë Champions League, por që do të bëjmë maksimumin dhe do të shkojmë sa më lart që të jetë e mundur. Jam këtu për të fituar titullin e katërt radhazi. E di që është shumë e vështirë por në Manchester mësova kulturën e fitores. E di që një ndër opbjektivat e shoqërisë është të bëjmë mirë edhe në Champions, jam dakord është një kompeticion tërheqës. Kam luajtur 4 finale, por mjafton një episod, një top i gabuar për të humbur një ndeshje. Ndaj duhet të përballemi në Champions me qetësinë e nevojshme, pa shumë tension”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat