FIAT, sponsori i Juventusit deri në 202

Sporti

FIAT, sponsori i Juventusit deri në 202

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 21:15

FIAT do të jetë sponsori i vetëm në fanellën e Juventusit deri në Qershor të vitit 2021.

FIAT do të jetë sponsori i vetëm në fanellën e Juventusit deri në Qershor të vitit 2021. Kontrata e sponsorizimit e sigluar për tre vjet në 2012-ën, u zgjat me një rritje të përfitimeve vjetore për klubin bardhezi që duke nisur nga sezioni 2015-2016 do të arkëtojë prej saj 17 milionë Euro në sezon. Akordi parashikon edhe furnizimin me makinat e grupit FIAT për synime promocionale dhe shpërblime të parapërcaktuara në funksion të rezultateve sportive që do të arrihen nga klubi si në Itali ashtu dhe në nivel ndërkombëtar.

Pikërisht në bazë të rezultateve që u arritën në sezonin 2013-2014 Fiat i aprovoi Juventusit një shpërblim në formë bonusi prej 6 milionë Eurosh,. Ndërkohë për sezonin 2014-2015 do të vijojnë të aplikohen termat e kushteve të përcaktuara në kontratën e mëparshme që parashikon një përfitim prej 13 milionë Eurosh nga Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat