Arrestohet talenti i West Ham, Morrison

Sporti

Arrestohet talenti i West Ham, Morrison

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 21:11

Për ironi të fatit, mbiemri i tij kujton një emër të madh të muzikës, Jim, liderin e The Doors, citon Supersport

Por Ravel Ryan Morrison, 21-vjeçari mesfushor i West Ham, i rritur futbollistikisht në sektorin e të rinjve të Manchester United, i cili që nga janari deri në maj u huazua te QPR nuk mund të qëndrojë larg telasheve.

Këtë të enjte u paraqit në gjykatën e Manchester pasi kishte sulmuar fizikisht dy gra në natën mes të dielës dhe të hënës.

Morrison fillimisht sulmoi një vajzë 19-vjeçare para një bari, dhe më vonë pas disa orësh sulmoi sërish të njëjtën vajzë si dhe një grua 39-vjeçare.

Talenti i West Ham u arrestua dhe ju përgjigj vetëm dy pyetjeve: “Si quhesh?” dhe “Sa vjeç je?”. Gjykatësi vendosi për të, që të qëndrojë pas hekurave deri në 7 gusht.

Morrison ka veshur fanellat e përfaqësueseve të të rinjve të Anglisë, që nga U-16 e deri te U-21, dhe ishte shumë pranë debutimit me kombëtaren e madhe.

Disa sezone më parë konsiderohej si talenti më premtues i akademisë së Manchester United, por karakteri i tij e detyroi Sir Alex Ferguyson që ti tregonte derën.

Morrison i rritur me gjyshërit e tij, i pati telashet e para në 2011 pasi sulmoi të fejuarën me dorezën e një telefoni të thyer.

Në proçes vajza në fjalë refuzoi të dëshmonte kundër Ravel, që sipas disa spekulimeve e kishte kërcënuar.

Në shkurt të 2012 pati të tjera telashe për një koment homofob në Twitter, për të cilin u ndëshkua me 7 mijë Paund gjobë nga Federata Angleze.

Tani telenovela vijon me serinë e agresionit të dyfishtë. West Ham që ka në pronësi kartonin e tij, për momentin ka preferuar të mos komentojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat