Maloku luajti pak minuta për Hajdukun

Sporti

Maloku luajti pak minuta për Hajdukun

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:28

Futbollisti i talentuar shqiptar, Elvir Maloku, u paraqit në fund të ndeshjes për ekipin e mirënjohur kroat, Hajdukun e Splitit, e cila si mysafir pësoi humbje me rezultat 4:2 nga Shakhtar Karagandy nga Kazakistani, në ndeshjen kualifikuese për Europa League. Hajduku nuk tregoi lojë të mirë dhe në saje të disa gabimeve pësuan katër gola por shpresojnë se në sfidën e kthimit do t’i revanshohen ekipit nga Kazakistani. 18-vjeçari shqiptar që luan në rolin e sulmuesit, u inkuadrua në minutën e 88-të në vend të Vlashiç. Kjo ndeshje u përcoll nga rreth 13.500 shikues, ndërsa Maloku me shokë të dëshpëruar u larguan nga stadiumi. Ndryshe ka luajtur edhe për kombëtaren e Kroacisë U-17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat