Cannavaro: Reali favorit për titull

Sporti

Cannavaro: Reali favorit për titull

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:04

Ish-futbollisti i mirënjohur italian, Fabio Cannavaro, nuk e beson se treshja Messi, Neymar e Suarez, do të funksionojnë si duhet në repartin e sulmit.

Sipas tij, Real Madridi është favorit për ta fituar Kampionatin në Spanjë. Ai e ka vënë në dyshim funksionimin e sulmit të Barcelonës me Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin, duke thënë kështu: “Po flasim për futbollin modern – kush do t’i mbulojë ata në mesfushë”.

Realin e sheh si favorit kryesor për titull në bazë të përforcimeve. “Real Madridi duhet të konsiderohet favorit për ta fituar ligën spanjolle”, tha Cannavaro. Reali ka bërë përforcime të hatashme, si: Toni Kroos e James Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat