Messi shijon pushimet në Ponza

Sporti

Messi shijon pushimet në Ponza

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:43

Lionel Messi duket se ka gjetur një kurë për të shëruar plagët që shkaktoi distafa në finalen e Kupës së Botës.

4 herë fituesi i Topit të Artë është rikthyer në Europë, por jo për të nisur stërvitjen me Barcelonën, të paktën për momentin.

Pas shumë destinacioneve turistike radha i vjen Italisë, ku sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo po kalojnë disa ditë nën rrezet e diellit të Ponzas.

Ata janë fotografuar në jaht të relaksuar dhe aspak të hidhëruar për atë që ndodhi rreth 2 javë më parë në “Maracana”, sepse numri 10 duhet të rikuperojë sa më shpejt forcat për një tjetër sezon impenjativ.

Javën e shkuar, çifti dhe djali i tyre Thiago u lokalizuan në ishullin e Caprit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat