Neymar: Do të rikthehem 100% në formë

Sporti

Neymar: Do të rikthehem 100% në formë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:17

Mes frikës që ekziston te Barcelona për gjendjen e tij fizike, Neymar përpiqet të largojë çdo dyshim, duke dhënë garanci se do të jetë 100% në formë kur të bashkohet me skuadrën javën e ardhshme. Madje ylli brazilian guxon edhe më shumë, teksa jep shpresë se mund të jetë në fushë për trofeun Gamper më 18 gusht.

“Po rikuperohem pak nga pak nga lëndimi që pësova në Botëror. Kur të rikthehem te Barcelona, besoj se do të jem në formën më të mirë të mundshme. Objektivi për mua është që të zhvilloj një sezon sa më të mirë dhe të ndihmoj skuadrën për të arritur rezultatet që duam”, ka theksuar Neymar.

Nga Tokio ku ndodhet për një spot publicitar, Neymar tha se veç objektivave që ka me klubin, ai synon të japë të gjithë kontributin e tij për kombëtaren braziliane. Pas largimit të Scolarit, te Selecao është rikthyer Dunga, por mesa duket trajneri i ri nuk ka ndonjë dashuri të madhe për Neymar. Sipas tij, talenti i Barçës duhet të mendojë më shumë për futbollin sesa për marketingun, ndërkohë që e paralajmëroi se nuk do të hezitonte ta linte në bankinë, nëse do të jetë e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat