Guardiola: A ju kujtohet çka bëra me Barcën?

Sporti

Guardiola: A ju kujtohet çka bëra me Barcën?

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:16

Pep Guardiola ka demantuar mediat të cilat shkruajnë se lojtarët e Bayern Munchen do të kalojnë sezon më të ftohët pasi që shumica prej tyre tashmë e kanë shijuar Kupën e Botës. Pep ka marrë shembull Barcelonën dhe lojtarët spanjollë të saj.

."Do të ju demantoj edhe këtë edicion. Për mua triumfi në Kupën e Botës do të jetë motiv për gjermanët e Bayernit për të fituar tituj tani me skuadër. Të njëjtën gjë e pata bëra me Barcelonën Nuk e di nëse keni harruar ju, por ata lojtarë fituam edhe më shumë pasi u shpallën kampion bote. Ne jemi Bayern Munchen dhe nuk tingëllon mirë, kur një klub i madh si ne përpiqet të gjejë justifikime" ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat