Më në fund Fellaini iu sheh hajrin flokëve

Sporti

Më në fund Fellaini iu sheh hajrin flokëve

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 16:51

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vërtetuar interesimin e skuadrës së tij për mesfushorin e Manchester United,Marouane Fellaini, duke deklaruar se ai është një tifozë i madh i flokëve të belgut.

Mediat në Itali gjatë ditës së djeshme kanë shkruar Fellaini është afër një marrëveshje me Napolin për një shumë 16 milionë euro, ndërsa tani është vetë presidenti i skuadrës napolitane, që potencon se ata janë të interesuar për belgun.

“Fellaini është njëri nga mesfushorët që po kërkojnë ne dhe stili i tij i flokëve është i përkryer për stilin napolitan. Ai do të përshtatej shumë në mesfushë me Inlerin që nuk ka asnjë fije floku në kokë”, deklaroi De Laurentiis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat