Përleshje masive!

Sporti

Përleshje masive!

Nga: K.G. Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:34

Kur edhe njomakët rrihen në fushë, kjo pa dyshim nuk ka koment. Në ndeshjen e një turneu në futboll ndodhi një rrahje masive në mes futbollistëve të Irlandës veriore U-16 dhe Meksikës U-16. Skena të turpshme në ndeshjen e Milk Cup mes këtyre kombëtareve që habiti të gjithë të pranishmit në stadium. Sipas asaj që shkruan "The Belfast Telegraph" startoi në minutën e 57-të ku nuk munguan as goditjet mes futbollistëve. Shtyrje grushte, shqelma u hodhën nga një numër i futbollistëve dhe ndonjë u lëndua nga këto goditje. Këto sjellje të këtyre njomakëve iu dha një hije të zezë kësaj ngjarje futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat