Gjasat janë minimizuar për Champions!

Sporti

Gjasat janë minimizuar për Champions!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2014 Në ora: 14:57

Futbollisti nga Kosova, Admir Abrashi, e ka më së të qartë se gjasat janë minimizuar për të bërë një hap tjetër në garën prestigjioze në Champions League. Ai me ekipin e tij zviceran, Grasshoppers, pësuan si vendas humbje me rezultat 2:0 nga ekipi francez, Lille. Abrashi luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 85-të, ndërsa Shani Tarashaj u fut në lojë në minutën e 74-të dhe pas 10 minutave u ndëshkua me karton të verdhë. Abrashi është i dëshpëruar me humbje, por shpreson të bëjnë më shumë në takimin e kthimit. Ai për gazetën “Blick”tha mes të tjera se rezultati është në disfavor të tyre, ndërsa kjo ia bën punën me të lehtë kundërshtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat