Lamtumirë Serie A, Behrami në Hamburg!

Sporti

Lamtumirë Serie A, Behrami në Hamburg!

Nga: K.Goca Më: 31 korrik 2014 Në ora: 10:37

Valon Behrami largohet nga ekipi italian, Napoli, për të vazhduar karrierën në Bundesligën I gjermane. Mediet zvicerane raportojnë se Behrami i thotë lamtumirë Napolit, për të vazhduar karrierën në Hamburg, skuadër e mirënjohur. Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Kosova, Behrami, ka 29 vjet, ndryshe është reprezentues i Zvicrës, sipas Blick.ch, ka rënë dakord me ekipin e Hamburgut. Behrami së fundi ka luajtur në Napoli, ndërsa sot pritet të bëjë kontrollin mjekësor. Mesfushori deri më tash ka luajtur në ekipet, si: Lugano (Zvicër 2002-03), Genoa (2003-2005), Verona (2004-05), West Ham (2008-2011), Fiorentina (2011-12) dhe Napoli (2012-14). Është një futbollist tepër luftarak dhe madje nga gazeta e mirënjohur zvicerane, Tagesanzeiger.ch, ajo që e pati quajtur në kuptimin pozitiv si kafshë e egër kur ka qenë edhe protagonistë i një veprimit të tij kur Zvicrës ia solli fitoren me 2:1 ndaj Ekuadorit në Kampionatin Botëror. Largimi i tij do të jetë një hendikep i madh për ekipin napolitan, por gjasat janë që të largohet edhe Blerim Xhemaili. Në Bundesligë luajnë edhe ylli nga Kosova, Xherdan Shaqirin dhe Ylli Sallahi për Bayernin, Admir Mehmedi për Freiburgun, Mërgim Mavraj për Kolnin, Alban Meha për Paderbornin, Donis Avdijaj për Schalke, Granit Xhaka për Moenchengladbach etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat