Atletët nderojnë Enver Zymberin

Sporti

Atletët nderojnë Enver Zymberin

Nga: K.Goca Më: 31 korrik 2014 Në ora: 10:11

Federata Atletike e Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me MKRS-në, do të organizojnë garën në atletikë për të gjitha disiplinat (femra e meshkuj): “Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymberit”. “Ky aktivitet mbahet me rastin e shënimit të trevjetorit të rënies së policit Enver Zymberi. Atletët do ta nderojnë në mënyrën më të mirë Dëshmorin e Kombit. Ky vrapim tani e tri vite me radhë organizohet në rrugët e Mitrovicës dhe këtë herë presim një pjesëmarrje të madhe të garuesve. Gara mbahet sot në orën 17.00 dhe starti është para Kuvendit Komunal në Mitrovicë”, bën të ditur zyra e Federatës Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat