Guardiola: Suksesi i Gjermanisë, jo ndikim te Bayerni

Sporti

Guardiola: Suksesi i Gjermanisë, jo ndikim te Bayerni

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 09:36

Aktualisht Bayerni ndodhet në turin përgatitor para takimit me Dortmundin për Superkupën e Gjermanisë më 13 Gusht.

Pep Guardiola është i bindur se yjet gjermanë që ka te Bayerni i Mynihut nuk do të jenë të lodhur nga marshimi triumfues në Kupën e Botës. Lahm, Schweinsteiger, Neuer, Boateng, Gotze dhe Muller ishin shumë të rëndësishëm për skuadrën e Joachim Low, por pas Botërorit është ngritur shqetësimi për gjendjen e tyre fizike, kur të vihen në shërbim të bavarezëve. Gjithsesi Guardiola e ka kaluar një eksperiencë të ngjashme, kur drejtonte Barcelonën, pasi Spanja fitoi Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

“Jam i sigurt se do të kemi një sezon të mirë. Për mua nuk është hera e parë që përballem me një situatë të tillë, kështu që do t’ia dal edhe këtë herë”.

Aktualisht Bayerni ndodhet në turin përgatitor para takimit me Dortmundin për Superkupën e Gjermanisë më 13 Gusht. Për Guardiolën, ekipi duhet të jetë gati dhe në formë për startin e sezonit të ri.

“Ne jemi Bayerni i Mynihut dhe nuk tingëllon mirë, kur një klub i madh si ne përpiqet të gjejë justifikime. Do të fillojmë së shpejti një sezon të ri dhe ne duhet të jemi gati. Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të fitojmë, por e rëndësishme është që të jemi në gjendje të rivalizojmë të tjerët”.

Bashkë me Guardiolën në daljen para gazetarëve ishte edhe Julian Green. Sulmuesi 19-vjeçar shprehu vendosmërinë për të demonstruar se është në gjendje të shënojë gola me klubin, ashtu siç bëri në Botëror për kombëtaren amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat