Erjon Vucaj në Poloni te Ruch Chorzow

Sporti

Erjon Vucaj në Poloni te Ruch Chorzow

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 09:09

Mesfushori ikën nga Laçi pas 5 sezonesh.

Më në fund Erjon Vucaj arrin atë që dëshironte, një aventurë të re jashtë Shqipërisë. Fantazisti shkodran do të luajë(duke përjashtuar një surprizë të momenteve të fundit) sezonin e ri në kategorinë elitare polake me Ruch Chorzow pasi 23-vjeçari arriti akordin me drejtuesit e klubit për dy sezone dhe tani pritet vetëm firma e lojtarit mbi kontratë. Edhe faqja zyrtare e klubit polak njoftoi afrimin e mesfushorit të Laçit i cili prej kohësh kërkohej nga ekipet më të mira shqiptare por gjithnjë synonte vetëm aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat