Wenger kërkon rinovimin e Giroud

Sporti

Wenger kërkon rinovimin e Giroud

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:57

Giroud ka shënuar 39 gola në 98 ndeshje me topçinjtë dhe për Wenger tashmë francezi është tepër i rëndësishëm për ekipin.

Arsene Wenger i kërkon klubit rinovimin me Olivier Giroud. Kontrata e sulmuesit 27-vjeçar skadon në 2016 dhe klubi ka nisur bisedimet për zgjatjen e saj edhe për dy sezone deri në 2018 për të shmangur çdo situate të pakendshme vitin e ardhshëm ku lojtari mund të largohej duke përfituar nga viti i fundit i kontratës. Giroud ka shënuar 39 gola në 98 ndeshje me topçinjtë dhe për Wenger tashmë francezi është tepër i rëndësishëm për ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat