Zyrtare, Kukësi nënshkruan me Hair Zeqirin

Sporti

Zyrtare, Kukësi nënshkruan me Hair Zeqirin

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:27

Një transferim ky i paralajmëruar 24 orë më parë, por që mori formë përfundimtare pasditen e kësaj të Mërkurë.

Hair Zeqiri, bën lëvizjen e bujshme të merkatos në Superiore, braktis Flamurtarin për të nënshkruar me nënkampionët e Kukësit. Një transferim ky i paralajmëruar 24 orë më parë, por që mori formë përfundimtare pasditen e kësaj të Mërkurë. Ndërkohë që skuadra po zhvillonte seancën e radhës stërvitore në Yrshek, 25-vjeçari po përcaktonte detajet e fundit të kontratës me presidentit Safet Gjici. Blerja e futbollistit vlonjat pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare problemeve të nënkampionëve të Shqipërisë në mesfushë, repart ku është ndier mungesa e një lojtari organizator.

Sipas burimeve pranë klubit, Flamurtari mund të humbasë edhe Gledi Micin, me destinacion pikërisht nënkampionët e Shqipërisë, që po bëjnë lëvizjet e fundit në prag të sezonit të ri. Një tjetër ndërmarrje e rëndësishme e presidentit Gjici do të jetë nënshkrimi me një trajner të ri, pasi Shkëlqim Muca, është emëruar provizorisht si pasues i Agim Canajt. Seanca e radhës ishte e fundit për verilindorët në këtë javë, pasi të Hënën skuadra do të niset drejt Maqedonisë për fazën përgatitore. Pikërisht në vendin fqinj grupit të futbollistëve do t’i bashkohet edhe blera e fundit Hair Zeqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat