Ukrainë, përleshje në ndeshjen e futbollit

Sporti

Ukrainë, përleshje në ndeshjen e futbollit

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 23:07

Në ndeshjen e raundit të tretë eliminator të Uefa Champions League mes Dnipro dhe Kopenhagenit të luajtur në stadiumin e Kievit, mbështetësit e ekipit danez kanë kaluar momente paniku.

Ukraina tani ka filluar të bëhet problematike dhe për futbollin. Në ndeshjen e raundit të tretë eliminator të Uefa Champions League mes Dnipro dhe Kopenhagenit të luajtur në stadiumin e Kievit, mbështetësit e ekipit danez kanë kaluar momente paniku teksa para fillimit të ndeshjes kanë marrë arratinë nga shkallët e stadiumit drejt fushës pasi u sulmuan nga qindra ukrainas. Këta të fundit përfituan nga mungesa e një shërbimi sigurie të përshtatshëm duke hyrë në zonën e stadiumit që i ishte rezervuar tifozëve miq.

Tifozët e ekipit të Dnipros filluan të godisnin të gjithë ata që i dilnin përpara, që në rastin konkret ishin në pjesën më dërrmuese mbikëqyrës të stadiumit. Incidentet e ndodhura vonuan me disa minuta fillimin e takimit, gjatë të cilit nuk u regjistruan më episode të tilla. Ndeshja mes dy ekipeve u mbyll në barazim 0-0, me Kopenhagenin që niset tashmë i avantazhuar për ndeshjen e kthimit, gjithmonë nëse Uefa nuk vendos të ndëshkoja më tej klubin ukrainas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat