Istogu përgatitet të qëndrojë më gjatë në elitë

Sporti

Istogu përgatitet të qëndrojë më gjatë në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2014 Në ora: 19:40

Drejtuesit e skuadrës së futbollit Istogu janë duke u organizuar në çdo aspekt që të qëndrojnë sa më gjatë në elitë. Istogu pas një kohe është rikthyer sërish në Raiffeisen Superligë dhe me synime që të tregojnë futboll më kualitativ dhe të janë diku në mesin e tabelës. Ekip që ka shikueshmëri mjaft të madhe dhe që shpresojnë se do t’i kënaqin si me lojëra të mira po ashtu edhe me rezultate. Elvis Gacaferi, mbrojtës i Istogut, tha se atmosfera është e shkëlqyeshme dhe të gjithë shpresojnë se do të janë një ekip që do t’ia kanë lakmi edhe ekipet më renome. “Istogu është një klub i organizuar dhe ka ambicie që të luftojë që të jemi diku në mes të tabelës më konkretisht që të sigurojmë mbetjen në elitë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat