Beqaj para ‘shpërthimit’ në Suedi

Sporti

Beqaj para ‘shpërthimit’ në Suedi

Nga: Kastriot Shehdadi Më: 30 korrik 2014 Në ora: 19:33

Kampionati Botërori i sapopërfunduar në futboll ka lënë kënaqësinë e paraqitjes së shqiptarëve, ani se për kombëtare të ndryshme, ku kanë lindur, apo janë rritur dhe zhvilluar si futbollistë. Tani vëmendja është tek paraqitja e shqiptarëve nëpër skuadra dhe liga të ndryshme evropiane, ku pa dyshim se “pikin” talent të rinj. Një ndër ta është edhe 18-vjeçari, Përparim Beqaj, i lindur në Suedi me prindër shqiptarë, por që kanë mbi dy decenie që jetojnë atje. E “Peppi” në skandinavi ka nisur futbollin në ekipe të ndryshme amatore, për të nënshkruar së fundmi kontratë njëvjeçare profesionale me ekipin elitar Halmstad. I shquar si sulmues tipik, shënues dhe asistues, talenti shqiptar ka rënë në sy të trajnerëve të ekipeve të ndryshme dhe tani veçse e ka përvetësuar Halmstad, me trajner të cilin e respekton dhe e ka për zemër, Jens Gustafsson. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat