Lëndohet Meha!

Sporti

Lëndohet Meha!

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 19:06

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha, ndryshe anëtar i skuadrës së Bundesligës I, Paderborn, ka pësuar një lëndim në ballafaqim miqësor ndaj ekipit izraelit Maccabi. Faqja zyrtare e klubit gjerman bën të ditur për lëndimin e futbollistit. Ai ka lënduar meniskusin e gjurit të djathtë dhe vetëm rezonanca magnetike pritet të sqaroj më tepër natyrën e lëndimit. Për lëndimin e tij ka folur edhe menaxheri i skuadrës Michael Born. “Mjekët tanë do të vendosin së shpejti se çfarë do bëjmë. Shpresojmë që mos të shkoj tek operacioni pasi çarja nuk është shumë e madhe. Sa do të mungoj Albani nuk e thotë sot dot askush me saktësi” ka thënë Born.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat