Tuttosport: Objektivi i Juventusit pritet si hero në Kosovë

Sporti

Tuttosport: Objektivi i Juventusit pritet si hero në Kosovë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 16:04

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, Shkodran Mustafi, të martën në mesditë ishte në kryeqytetin e Kosovës dhe që është vërejtur edhe nga mediet italiane. Mbrojtësi i djathtë shqiptar është kampion bote me Gjermaninë dhe që ka bërë jehonë vizita e tij në Kosovë. Pritjet që i kanë rezervuar Shkodran Mustafit në Prishtinë, presidentja e shtetit, ministri i sportit e kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe në Itali. Gazeta e mirënjohur italiane, “Tuttosport” shkruan për Mustafin, duke vlerësuar lart pritjen që iu bë kryetrimit shqiptar në Prishtinë, i cili pati 132 minuta lojë në fanellën e kombëtares gjermane në Kampionatin Botëror. “Objektivi i Juventusit pritet si hero në Kosovë”, shkruan “Tuttosport”. Më tutje gazeta italiane shkruan: “Gjermani i Sampdorias në Prishtinë pranoi nderimet më të larta shtetërore për suksesin e arritur në Kupën e Botës me Gjermaninë”. Kjo gazetë ka marr shembull edhe shqiptarët që luajnë në kombëtaren e Zvicrës, si: Valon Behramin e Xherdan Shaqirin. “Hero, kampion i botës... për dy kombe. Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Sampdorias që Juventus e ka në objektivat e veta për tash e një kohë, ka marr të gjitha nderimet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Një shtet që ende nuk është njohur tërësisht, i jep shembull gjysmës së Evropës. Zvicra, shembull, ka marr Behramin e Shaqirin. Mustafi është shprehur falënderues për origjinën e tij, kishte sjellë fanellën me numër 21 për autoritetet në Prishtinë. Një kampion krenar për Gjermaninë dhe Kosovën”, ka shkruar “Tuttosport”. Mustafi luajti deri në çerekfinale kundër Algjerisë, ku në minutën e 70-të ishte detyruar ta lëshojë fushën shkaku i lëndimit dhe prej kësaj kohet mbetet jashtë fushës në Kampionatin Botëror. Mustafi është shqiptari i parë që ka ngre lart titullin e botës dhe ka përqafuar medaljen e artë, ndërsa Ardian Kozniku me Kroacinë është fitues i medaljes së bronztë në vitin 1998, por nuk ishte paraqitur asnjë minutë të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat