Ja pse Keita nuk e përshëndeti dhe e gjuajti me shishe Pepen

Sporti

Ja pse Keita nuk e përshëndeti dhe e gjuajti me shishe Pepen

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 15:13

Mesfushori i Romës, Seydou Keita , i ka treguar arsyet përse nuk e përshëndeti dhe gjuajti me shishe Pepen, në ndeshjen ndërmjet Realit dhe Romës.
Seydou Keita, nëpërmjet rrjetit social Twitterit i ka treguararsyet përse nuk e përshëndeti dhe gjuajti me shishe Pepen, në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Romës.

“Në një ndeshjeje ndërmjet Realit dhe Barcelonës, ai më quajti majmun. Për këtë, vendosa të mos ia zgjas dorën, ndërsa ai më pështyu. Kjo bëri që unë ta gjuaja me shishe”, ka shkruar ai në rrjetit social, Twitter.

Megjithëkëtë, mesfushori nga Mali kërkoi falje për atë që bëri. “Më vjen keq për qëndrimin tim”, theksoi ish mesfushori i Barcelonës dhe Valencias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat