Hasani drejt Polonisë

Sporti

Hasani drejt Polonisë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 15:06

Reprezentuesi i Kosovës, Shpëtim Hasani ka gjasa që karrierën ta vazhdoj te skuadra polake, Gornik Leczna.
Shpëtim Hasani i ka orët e numëruara te Orebro. Kjo e fundit nuk ia ka vazhduar kontratën reprezentuesit të Kosovës, i cili është në kërkim të një skuadre të re.

Ish sulmuesi i Kalmarit, Norrkopingut, Degerforsit, Sakaryasporit dhe Dritës karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit polak.

Sipas gazetës polake, Dziennik Wschodni, sulmuesi nga Gjilani është afër transferimit te skuadra Gornik Leczna

Kampionati polak ka nisur para dy javëve, derisa skuadra Gornik Leczna gjendet në vendin e gjatë në renditjen tabelore me 4 pik të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat