Me 8 notarë në Stamboll

Sporti

Me 8 notarë në Stamboll

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2014 Në ora: 14:37

Notaret e notarët e kombëtares së Kosovës synojnë paraqitje të mirë në turneun ndërkombëtar “30th International Prince Islands Swimming Championship” në not, që mbahet me 31 korrik në Stamboll të Turqisë. “Gara organizohet nga Federata Turke e Notit dhe KN ‘Kinallada’, e cila është edhe në kalendarin e LEN-it (Federatës së Evropës). Në këtë garë Kosova përfaqësohet me tetë garues, si: Rita Zeqiri, Fjolla Krasniqi, Ardit Hysejni, Melisa Zhdrella, Flaka Pruthi, Meriton Veliu, Arti Krasniqi dhe Eda Zeqiri. Pjesë e kësaj ekspedite është edhe trajneri Enver Hajredini dhe Astrit Haliti, sekretar i FNK-së”, thuhet në informatën e FNK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat