Vincenzo Nibali – mbret në Paris, shkruan histori dhe shndërrohet në legjendë

Sporti

Vincenzo Nibali – mbret në Paris, shkruan histori dhe shndërrohet në legjendë

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:47

Çiklizëm: Pos festum

I lindur para 29 vitesh në ngushticën e Mesinës në Sicili, që mori edhe nofkën”Peshkaqeni i ngushticës apo shkurt “Peshkaqeni” Vincenzo Nibali, iu bashkua pesë çiklistëve që kanë fituar tri garat më të mëdha botërore(Vuleta, Giro dhe Tour de France: Gimondi, Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Alberto Contador) që e bën dhe shndërron në një legjendë të çiklizmit. Nibali mbjti një fjalim, pas triumfit në Paris në të cilin falënderoi menaxherët e skuadrës, kolegëve nga ekipi që ishin në Tour dhe atyre që munguan dhe natyrisht falënderoi familjen që u shkoi në përqafim menjëherë posa e kaloi vijën e cakut në Paris. ”Kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme. E pamundshme të përshkruaj se si po ndjehem në këto momente. E kam ditur se do të jetë emocionale të fitosh Toure de France në Paris, por ishte më emocionale se sa kam pritur. Tash përfundimisht mund të them se kam fituar Tour de France, kjo ka më shumë rëndësi sepse që nga etapa e dytë e kam bartë fanellën e verdhë. Nuk është aspak lehtë të kontrollosh garën aq të gjatë dhe të fitosh në fund”- ka deklaruar Nibali. Çiklisti italian kishte pranë vetes dhe në mbështetje të plotë një skuadër fantastike Astanen. Të gjithë kanë flijuar shumë për të arritur qëllimin. Të gjithë kanë festuar në vinë e cakut sikur të ishin të gjithë fitues, ndërsa bashkëkombësi i Nibalit, Alesandro Vanoti këtë e ka përshkruar se realizim të ëndrrave. Gruzdev, Grivko dhe Iglinski kanë nxjerrë gjithë forcën e tyre në shtigjet e sheshta, Vestra ka bërë punën e të shkëlqyer bashkë Dance Fuglsango në rrugët me kubëza, Skarponi ka shpërthyer në kodra e male. Kështu që skuadra e Astanes ka vepruar si një trup për të fituar në fund Nibali. ”Ky ishte një udhëtim i gjatë dhe i mundimshëm, dhe mendoj se është shumë e drejt që i falënderova të gjithë njerëzve të cilët me ndihmuan të arrijë deri te ky triumf. Nuk do të kisha mundur të bëjë asgjë vetëm. Fitorja për mua do të thotë shumë. Tash do të pushojë dhe sërish do të përqendrohem për fitore në garat tjera dhe në Turet e mëdha”- ka thënë Nibali në fjalimin e tij. Vinecenzo Nibalu u solli italianëve Turin e parë pas 16 viteve kur arriti legjendari Marco Pantani. Nibali kishte theksuar se nuk mund të përshkruajë këtë sukses dhe se Pantani ishte idhull i tij që nga fëmijëria bashkë me Migel Indurain. Vinćenco Nibali këtë edicion e fitoi tepër në mënyrë bindëse. Fitoi 4 etapa,sa edhe gjermani Marcel Kittel, i cili është edhe një printer i mrekullueshëm. Greg Lemond fitoren e Nibalit e ka përshkruar si “të lehtë” duke thënë se Nibali do të fitonte garën edhe po të ishin këtu Chris Froome dhei Alberto Contador. ”Shumë njerëz me kanë kritikuar për formë të dobët në garën e Dofine dhe para Turit, mirëpo unë u kam thënë atyre se korriku është ai që llogaritet. E kam ngritur formën, kam punuar shumë me ekip në këtë ndërmjet kohe dhe me është shpaguar”.-ka thënë Nibali pas u shpallë fitues. ”Para dy viteve isha këtu në Pariz në podium dhe e shikoja Bradley Viggins se si po mbante fjalim dhe e dëgjonte himnin e tij. Atëherë i kam thënë vetes që edhe unë do ta fitojë Tour de France dhe do të jem aty ku ishte ai atëherë”- ka thënë me sinqeritet Nibali. Kam vetëbesim dhe mendoj se po të ishin këtu Froome dhe Contador da do të ishte një garë e shkëlqyeshme. Gjithsesi se më shumë do të mundohesha dhe do të ishte ë vështirë, mirëpo besoj në formën time dhe shkathtësitë e mija. Por, gjithsesi kisha dëshiruar që në të ardhmen të garojë kundër tyre dhe të shohim se kush është më i miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat