Japin me dhjetëra mijëra euro, për të fituar 3000 euro!

Sporti

Japin me dhjetëra mijëra euro, për të fituar 3000 euro!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:40


Se sporti i Kosovës është në krizë të thellë nuk ka dyshim! Të gjitha sportet janë në krizë ekstreme, por edhe në këtë situatë të rëndë Federatat gjejnë mundësi që t’i shpërblejnë kampionët në sportet kolektive. Federata e Hendbollit e Kosovës, megjithëse nuk ka asnjë sponsor, me takatin e saj ka gjetur formën e saj për të shpërblyer klubet kampione me mjete financiare. “Bordi i FHK-së, në përputhje me Propozicionet e garave te edicionit 2013/14 skuadrat fituese të edicionit 2013/14 KH Besa Famiglia dhe KHF Kastrioti u shpërblyen me nga 3000 gjegjësisht 1500 euro”, thuhet në njoftimin e FHK-së. Besa e Kastrioti kanë investuar me dhjetëra mijëra euro, për të fituar 3000 përkatësisht 1500 euro. Përkthyer më mirë, vetëm një lojtar i huaj iu kushton aq apo më shumë në muaj pa llogaritur edhe shpenzimet tjera për lojtarë të tjerë! Fundja, edhe ky shpërblim është një motivim i madh për ta ose si thonë në popull më mirë pak se hiq. Shpërblimi më i madh për klubet është se tash e 9 vjet kanë të drejtën e pjesëmarrjes në garat evropiane dhe të gjithë shpresojnë se me kalimin e viteve do të përmirësohet gjendja në përgjithësi sidomos në aspektin financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat