Kampionati i ri starton me 13/14 shtator

Sporti

Kampionati i ri starton me 13/14 shtator

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:31


Zyra e Federatës së Hendbollit e Kosovës, njofton se me 13-14 shtator fillon Kampionati i ri i Kosovës në hendboll (meshkujt). Edicioni i ri nis me sistem të ri me gjithsej tetë ekipe dhe luhet me sistem të katërfishtë. Superliga e femrave fillon një javë më vonë përkatësisht me 20/21 shtator dhe në këtë konkurrencë nuk ka ndryshuar sistemi i garave krahasuar me Superligën e meshkujve. Në vend te 8-të skuadrave Liga do te numëron 10 skuadra dhe pas përfundimit të garave të rregullta zhvillohen garat shtesë ( Play-Off-i). Ekipet kanë kohë të mirë që të përgatiten deri në mes të shtatorit dhe të janë të gatshme për betejat kampionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat