“Dinastia” Keta shton një tjetër titull në palmares

Sporti

“Dinastia” Keta shton një tjetër titull në palmares

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 00:03

Ata janë shqiptarët që mbajnë lart flamurin kuqezi në botë falë talentit dhe punës, duke arritur majat në rrugën që kanë ndjekur të zgjedhin. Dinastia Keta vazhdon të sjellë tituj në Shqipëri pasi stafetën e Ismailit tashmë e ka marrë Gjetani, ose siç njihet ndryshe Mike Keta. Pas fitores së gjerdanit WBC që i siguron boksierit titullin e kampionit të Europës dhe Azisë, ai shprehet i emocionuar që si shqiptar arriti të ngjitej në majën e kontinentit. Mike mbron ngjyrat e flamurit të Gjermanisë, por kampioni europian ka një ëndërr, atë të një sfide në ringun shqiptar.

Ai u shpreh se dëshiron që shumë shpejt të zhvillojë sfidën e titullit kampion në Tiranë. 31-vjeçari që e ka nisur karrierën në sportin e kikbox ndidqet hap pas hapi nga vëllai i tij Ismaili, tre herë kampion bote në këtë sport. Tashmë Ismaili i ka varur dorezat në gozhdë si kampion dhe rruga e tij është ajo e trajnerit. Këtë vendim ai e konfirmoi në konferencën për shtyp, ku theksoi se rruga e tij është ajo e trajnerit ku do të punojë me të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën në ringun ndërkombëtar. Një dinasti e ndërtuar me mund dhe djersë që hedh themelet drejt një të ardhmeje që do të ndriçojë edhe ringun shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat