Sabella lë Argjentinën

Sporti

Sabella lë Argjentinën

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 23:36

Sabella i komunikoi presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit,Grondona se dëshiron ta lërë detyrën e trajnerit të kombatres.

Argjentinës i duhet të kërkojë një trajner të ri për përfaqësuesen albiceleste. Alejandro Sabella i cili ishte në drejtimi e “La Seleccion që nga Shtatori i 2011-ës i komunikoi presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, Julio Grondona se dëshiron ta lërë detyrën e trajnerit të kombatres pas finales së Botërorit të humbur në Rio De Janeiro kundër Gjermanisë.

Sabella që në javët e kluara kishte lënë të shfaqej një lloj lodhjeje deri në atë pikë sa kishte deklaruar, “Nëse largohem nga kombëtarja, kjo do të ndodhë për të bërë një periudhë pushimi dhe jo për të shkuar diku tjetër”. Argjentina do të rikthehet në fushë në një miqësore në 3 Shtatorin e ardhshëm në Dusseldorf pikërisht kundër Gjermanisë, në një mini revansh të sfidës së Marakana që u vendos nga goli i Mario Goetze në kohën shtesë. Miqësorja ishte programuar që para zhvillimit të Kupës së Botës në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat