Allegri: Vidal është i rëndësishëm për Juven

Sporti

Allegri: Vidal është i rëndësishëm për Juven

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 23:25

Në vigjilje të ndeshjes miqësore kundër Cesenas, Massimiliano Allegri nuk ka ndërmend të privohet nga Arturo Vidal, pavarësisht zërave që vijnë nga Anglia për një transferim të mundshëm te Manchester United.

“Kam folur me Arturon, sidomos për gjendjen e tij fizike. Në Botëror nuk luajti 100 % pas operacionit në menisk. Djaloshi është i motivuar dhe i kënaqur që ndodhet këtu, po ashtu edhe unë bashkë me shoqërinë jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Tani ka nevojë për t’u rikthyer në formë, prandaj duhet të ndjekë një program të veçantë”.

Objektivi titull është mbetet në ADN-në e Juventusit gjatë çdo fillim sezoni dhe Allegri e pranon se ky është një prej synimeve të tij.

“Do të jetë një sezon shumë i vështirë dhe i rëndësishëm. Për djemtë e mi do të ishte e jashtëzakonshme nëse fitojnë titullin e katërt resht. Edhe për mua do të ishte e veçantë sepse mund ta arrij këtë objektiv me dy shoqëri të ndryshme. Gjithashtu duam të paraqitemi pozitivisht edhe në Europë”.

Lojtarët e kombëtares janë rikthyer dhe Allegri ka mundësi të punojë me grupin e plotë.

“I kam parë shumë të motivuar dhe kam folur me të gjithë. Tani duhet të punojmë të gjithë bashkë sepse kemi vetëm një muaj për të përgatitur sezonin e ri”.

Pirlo? Asnjë problem për ish teknikun kuqezi.

“Me Andrean kam folur 15 ditë më parë. E përsëris për të disatën herë që me të nuk kam pasur asnjë problem. Ne jemi profesionistë dhe e kam parë gjithashtu edhe atë shumë të motivuar”.

Në fund një koment edhe për kalendarin.

“Do të ndeshemi me Milanin në javën e tretë dhe për mua do të jetë një mbremje emocionuese. Kam shumë kujtime me atë skuadër por tani jam trajner i Juventusit. Do të jetë një sfidë magjepsëse mes dy skuadrave pretendente për titullin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat