Hajdari përmes Shqipërisë pretendon Evropën

Sporti

Hajdari përmes Shqipërisë pretendon Evropën

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2014 Në ora: 19:30


Rruga më e mirë për të depërtuar në rrafshin ndërkombëtar për atletët nga Kosova pa dyshim është përmes Shqipërisë. Musa Hajdari tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka aplikuar për t’u pajisur me nënshtetësi shqiptare dhe përmes saj pretendon edhe pjesëmarrjen në garat zyrtare evropiane. Atletëve dhe atleteve të Kosovës nuk iu lejohet pjesëmarrja në garat evropiane e botërore për shkaqe politike, me motivacion se duhet Komiteti Olimpik i Kosovës të jetë i pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar njëkohësisht edhe Kosova në OKB, pastaj Federata Atletike e Kosovës të anëtarësohet në familjen e madhe të atletikës, IAAF! “Tani kam aplikuar që të marr nënshtetësinë e Shqipërisë. Pretendimet janë që të jemi në nivelin e garave më të larta së paku në Ballkan e Evropë. Do ta përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë, gjithnjë duke u bazuar në marrëveshjen në mes Federatës Shqiptare dhe asaj të Kosovës”, tha Hajdari.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat