Të hyrat e Barcelonës për 2013, 530 milionë euro

Sporti

Të hyrat e Barcelonës për 2013, 530 milionë euro

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:48

Zëvendës presidenti i ekipit futbollistik të Barcelonës ka njoftuar se ekipi ka siguruar të hyra rekorde për vitin e kaluar në vlerë prej 530 milionë eurove.

Javier Faus, e ka prezantuar raportin financiar të klubit për vitin 2013 – 2014 dhe ka thënë se ekipi ka siguruar para nga operacionet e saj ndërsa e ka reduktuar borgjin e saj.

Faus, i cili i ka marrë përsipër financat e ekippit në vitin 2010, ka thënë se përgjatë periudhe ekipi i Barcelonës ka arritur që të kaloj nga pozita e 24-të në pozitën e dytë të revistës amerikane, Forbes në listën e klubeve më të pasura sportive në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat