Nuk më është ofruar një rol tjetër në Liverpool!

Sporti

Nuk më është ofruar një rol tjetër në Liverpool!

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:03

Si shumë herë futbollistët dinë të janë edhe të dëshpëruar me klubet ku luajnë por edhe pasi t’i thonë lamtumirë karrierës sportive! Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, shpreh haptas zhgënjimin e tij me klubin e Liverpoolit, sepse nga drejtuesit e kësaj skuadre nuk iu është afruar asnjë rol. Carragher që ka luajtur në rolin e mbrojtësit tha se klubi nuk ka bërë asnjë përpjekje për të mbajtur shërbimet e tij në një rol jashtë fushës pas daljes në pension të tij. “Mua kurrë nuk më është ofruar një rol tjetër në Liverpool”, tregon Carragher, i cili u paraqit 737 herë për klubin, nga viti 1996-2013. Ai pati 508 paraqitje në Premier League dhe fitoi Champions League, dy FA Cup, dy Capital One Cup, një UEFA Cup dhe një UEFA Super Cup. Ai tregon se si iu kishte drejtuar trajnerit Brendan Rodgers. “I thash trajnerit Brendan Rodgers 12 muaj para se të përfundonte sezoni se unë po mbarohem. E dija që unë kisha përfunduar. Unë do të isha mjaftuar edhe sikur të qëndroja zëvendësues”, tregon ai. “I thash Brendan, unë e kuptoj se Agger dhe Skrtel janë zgjedhja juaj e parë, unë dua të ju ndihmojë sa më shumë të jetë e mundur si një trajner. Unë dua të luaj, në qoftë se unë luaj dhe natyrisht unë do të doja të luaja”, ka thënë mes të tjera ish-anëtari i Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat