Vokrri: Na keni bërë që të ndjehemi krenar

Sporti

Vokrri: Na keni bërë që të ndjehemi krenar

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 14:39

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorët e tij, si: nënkryetarin Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përzgjedhësi Albert Bunjaku e Muharrem Sahiti, pritën Mustafin. “Na keni bërë që të ndjehemi krenar të gjithëve dhe dashtë Zoti ta kesh shëndetin dhe të kesh e të përjetosh edhe suksese tjera në rrugën e juaj prej futbollisti. Ju dhe të tjerët në Brazil keni përfaqësuar kombin shqiptarë në mënyrën më të mirë të mundshme. Rruga e një futbollisti në karrierën e tij përveç që të dhuron kënaqësi, nuk është edhe aq e lehtë sepse kërkon punë e angazhim të pashoq”, tha Vokrri. Ai njohu futbollistin për futbollin e Kosovës, synimet dhe përpjekjet në ndërkombëtarizimin e tij. Mustafi ka falënderuar kryetarin Vokrri për këtë pritje duke u shprehur se është ndjerë jashtëzakonisht i emocionuar për respektin që i kanë bërë shqiptarët kudo, ndaj edhe këto suksese janë për ta që me ndihmuan dhe më përkrahën gjatë gjithë kësaj kohe. Do të japë maksimumin që të arrijë edhe më shumë suksese në futboll që do të krenoheshin të gjithë me shpresën që do të ketë edhe të tjerë si unë. Do të mundohem me kapacitetet e mija që të jap kontributin tim për futbollin e Kosovës. Vokrri ia dhuroi fanellën me numër 21-të mbrojtësit të kombëtares gjermane, Mustafit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat