Berisha shënoi për Melbourne Victory

Sporti

Berisha shënoi për Melbourne Victory

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2014 Në ora: 13:42

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, paralajmëron se edhe në ekipin e ri do të të jetë ai “ujku i vjetër” për realizimin e golave. Ai shënoi gol për Melbourne Victory, e cila në miqësore shënoi fitore me rezultat 4:1 kundër ekipit australian, Hume City. Futbollisti nga Kosova me shokë bënë paraqitje të mirë dhe ishte një test i mirë për ta verifikuar formën e tyre. Berisha realizoi në minutën e 37-të, duke barazuar rezultatin 1:1, pasi që më parë për Hume kishte shënuar Desmit (29’). Tre gola tjerë të fitores i shënuan: Guiherme (73’), Howard (75’), Thompson (81’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat