Di Maria, shitja më e shtrenjtë e Realit?

Sporti

Di Maria, shitja më e shtrenjtë e Realit?

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:31

Angel di Maria mund të hapë një faqe të re në historinë e Real Madridit kur bëhet fjalë për shitjet e kësaj skuadre. Sipas gazetës “Marca”, PSG është e gatshme që për shërbimet e argjentinasit t’u paguajë madrilenëve dëmshpërblimin prej 80 milionë eurove.

Në këtë shumë hyjnë edhe bonuset e ndryshme, por gjithsesi është dukshëm më e madhe se ajo prej 50 milionë eurosh, të cilën në vitin e kaluar Arsenali ia pagoi Realit për ta transferuar Mesut Ozilin. Pikërisht Ozil deri tani ishte shitja më e shtrenjtë që e ka bërë Real Madridi ndonjëherë.

“Nuk kam dëgjuar asgjë për këtë mundësi. Di Maria është duke pushuar pas Kupës së Botës, ndërsa më 5 gusht do të bashkohet me lojtarët tjerë në stërvitje”, ka thënë trajneri Carlo Ancelotti.

Skuadra franceze është në kërkim të Di Marios një kohë të gjatë, por transferimi nuk është realizuar për shkak të ‘fair-playt’ financiar, që do të thotë se PSG nuk guxon të blejë lojtarë me çmime shumë të larta para se të inkasojë paratë nga shitja e ndonjë futbollisti. Drejt largimit nga Parisi janë argjentinasit Ezquiel Lavezzi dhe Javier Pastore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat