Bellma Beba merret vesh me Jomi Salerno të Italisë?!

Sporti

Bellma Beba merret vesh me Jomi Salerno të Italisë?!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:23


Shqiptares nga Gostivari, Bellma Beba, i kanë mbetur edhe disa çështje teknike të rregullojë me klubin e hendbollit nga Italia, Jomi Salerno dhe të nënshkruajë kontratë njëvjeçare. Bebën e pret një aventurë e re dhe mjaft e vështirë. Ajo për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se ka arritur marrëveshjen në një mënyrë me Jomi Salerno por vetëm kanë mbetur të finalizohen edhe disa çështje teknike në mes klubit Kastriotit nga Ferizaj dhe asaj italiane. “Bisedimet e mija me klubin e Jomi Salernos gati janë përfunduar, vetëm pritet që të kryhet marrëveshja e tyre me klubin e Kastriotit që të më lëshojnë fletlëshimin e të vazhdoj karrierën në Itali”, tregon Beba, e cila është hendbollistja më e mirë në Kosovë, e shpallur nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Beba vitet e fundit luajti me Kastriotin dhe u shpall kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës. “Me ekipin italian kontrata do të jetë njëvjeçare. Ky ekip është pjesë e garave evropiane dhe katër vjet radhazi janë kampione të Italisë”, tha ajo. “Largimi nga Kastrioti?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat