Fellaini në “orbitën” e Napolit

Sporti

Fellaini në “orbitën” e Napolit

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:21

Një vit pas transferimit të tij nga Everton, lojtari shtatlartë po mendon largimin nga United dhe pista më e mundshme aktualisht është Napoli.

Louis Van Gaal e bëri të qartë që në fillim të aventurës te Man. United se mesfushori Marouane Fellaini nuk hyn në planet e tij, duke e detyruar lojtarin belg të shikojë për një destinacion të ri larg Djajve të Kuq. Një vit pas transferimit të tij nga Everton, lojtari shtatlartë po mendon largimin dhe pista më e mundshme aktualisht është Napoli. Shoqëria italiane ka nisur bisedimet me stafin e lojtarit pasi Benitez e shikon belgun si elementin kryesor të skuadrës së tij në të ardhmen. Gjithsesi, rruga për të arritur te mesfushori nuk është e shtruar me asfalt sepse Manchester United nuk kërkon të humbasë asnjë qindarkë nga kjo marrëveshje pasi 12 muaj më parë pagoi plot 27 milionë Paund për ta afruar në “Old Trafford”.

Nga ana tjetër, Napoli preferon formulën e huazimit pasi pagesa e një shume të tillë është e rrezikshme për balancën financiare të shoqërisë së kaltër. Në këtë pikë, Manchester United mund të bëjë një lëshim nëse Napoli pranon të paguajë 120 mijë Euro në javë për pagën e lojtarit, e cila po rëndon në arkën e klubit britanik. Për momentin, çështja mbetet në kuadrin e studimit të terrenit nga të dyja palët, pasi me shumë mundësi, një investim i tillë mund të mbyllte dyert e Napolit për çdo blerje tjetër të mundshme deri në fund të merkatos së verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat