Gjykata, çështja "Messi" mbetet e hapur

Sporti

Gjykata, çështja "Messi" mbetet e hapur

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 00:15

Gjykata e Gavas në Barcelonë ka hedhur poshtë kërkesën e autoriteve tatimore për tërheqjen e akuzave për evasion fiskal ndaj yllit të Barcelonës.

Lionel Messi e ka të pamudur t’i mbyllë problemet me drejtësinë. Gjykata e Gavas në Barcelonë ka hedhur poshtë kërkesën e autoriteve tatimore për tërheqjen e akuzave për evasion fiskal ndaj yllit të Barcelonës, madje ka kërkuar ndjekjen e mëtejshme të çështjes, që do të thotë se ndaj 27-vjeçarit dhe babait të tij mund të nisë procesi gjyqësor për tre krime ndaj organeve tatimore. Gjykata i jep në këtë mënyrë 10 ditë kohë Prokurorisë dhe Avokatit të Shtetit që të nisin gjykimin ose ta mbyllin çështjen.

Gjykata ka refuzuar pretendimin e Prokurorisë për të pushuar çështjen kundër Lionel Messit, duke i adresuar akuzat vetëm te babai i tij Jorge, sepse mendon se ka të dhëna të mjaftueshme për të besuar se futbollisti mund të ketë patur dijeni, madje edhe mund të ketë lejuar krijimin e një shoqërie fiktive, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore nga të ardhurat që i siguronte nga e drejta e imazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat